Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe…
Një 43 vjeçar me 3 mbiemra është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim në Gjermani për tentativë vrasje ndaj 2 shtetasve turq.
Në panga ka rënë Bledar Qoku (Manaj, Haziza), i cili në vitin 2014, sulmoi me thikë 2 turq në Gjermani, duke e lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.
Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Loading...