Tentoi të vrìste pronarin e hotelit, ja kush është reperi 30-vjeçar i arrestuar 

Zbulohen detaje të reja në lidhje me identitetin dhe veprimtarinë e 30-vjeçarit Ervin Selita, i cili pas një konflikti me recepsionisti në një hotel në Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e saj.

Mësohet se Ervin Selita, është reper, pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”. Ai njihet me artistikisht me emrin “Vinz”.

Selita ka lindur në Burrel, ndërsa jeton në Britani. Karrierën e nisi atje, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe reperë të huaj.

Vinz ka në repertorin e tij dhjetëra këngë, nga ku spikaten “My Shqipez”; “Nuk ka Dashni”; dhe kënga e tij më e fundit, një bashkëpunim me Stealth, që është publikuar 2 shkurtin e 2022, e titullohet “Poppin Smoke”.

(BalkanWeb)

Loading...