Tentativa për të grabitur një dyqan iu ka dalë huq 4 adoleshentëve në Has, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga i pronari i biznesit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Helshan të Hasit.
4 adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, ndërsa ky i fundit ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.
Policia arrestoi 4 të miturit të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.
Loading...