Teologu i njohur, Miron Çako ka folur së fundmi lidhur me magjinë e bardhë dhe atë të zezë. Duke cilësuar se njerëzit sot po bëjnë magji, ai vë në dukje se kjo gjë është diçka që bie në kundërshtim me besimin në Zot.
“Magjia ekziston dhe duhet bërë shumë kujdes, njeriu duhet të ketë një aleat shumë të fortë, që është Zoti dhe ajo që të shpëton është besimi tek Zoti, që Kisha jonë e ndihmon këtë dhe bashkëpunon me njerëzit”, u shpreh ai.
Ai u pyet nga Bledi Mane: “Pastor desha ta dija, këta magjistricat licensohen, janë njerëz të zakonshëm si ne?”
Çako u përgjigj se ka shkolla ku mësohet magjia.
“Çfarë është magjia është një veprim me anë të fjalëve, apo mjeteve drejtuar një forcë të panjohur, që mund t’a bëjë dhe një fëmijë, një i rritur, një i shkolluar, i pasholluar, por çfarë ndodh? Në momentin kur një njeri kërkon ndihmë nga një forcë e padukshme dhe e paditur, këto forca që ne i themi forcat e errëta, forca demoniake janë të gatshëm të bashkëpunojnë me njeriun për t’i realizuar atë qëllim që ai ka, edhe kur është një lojë fëmije.
Ai t’i realizon ato dëshira. Ti në fillim thua ‘o si u bë kjo’ dhe kështu të ka futur në atë lojën që të tërheqë dhe të fusë dhe pastaj po vazhove në këtë trend do të dalësh një magjistar i licensuar, në mos kështu me shkollë se ka dhe shkollë për magji sot dhe ka licensa për magji. Po, po, ka, dhe del kështu një magjistar popullor që thua që ‘unë kam një fuqi të padukshme’ që mund të bëjë mirë ose keq dhe del pastaj hap një kioskë siç ndodh sot”, theksoi teologu.