Teoria e Shamive !
NËSE SOT HESHTIM, NESËR DO TË JETË SHUMË VONË! – Nga Xheva Salihaj
A thua pse duhet të lejojmë EKSPERIMENTIME të vazhdueshme me ne, nga ANTIKOMBËTARËT…!?
Protesta apo reagimi im, si të dëshironi quajeni, nuk do të doja të ishte vetëm e imja,por i të gjithë atdhedashësve. që ia duan të mirën kombit e që para kombit asgjë tjetër nuk vjen në konsideratë. Ky reagim imi uroj të gjejë vend e të bëjë bujë. Në zemrat edhe në shpirtin e çdo atdhetari që frymon shqip.
Çdo dukuri negative që ka për qëllim tjetërsimin e një kombi, që ka për qëllim zhdukjen e një gjuhe. kulture, tradite, doke apo zakoni, duke i imponuar diçka që nuk është jona, duhet luftuar fuqishëm. jo vetëm nga ne, por, edhe nga institucionet tona shtetërore! Nëse sot neglizhojmë një dukuri të dëmshme për ne, nesër sigurisht do të jetë shumë vonë…
Më vjen të bërtas deri në kupë të qiellit, kur dëgjoj të kërkohet një gjë që e cenon të drejtën themelore për jetë e vetëvendosje personale në kurriz të nënave, motrave e fëmijëve tanë në rritje!
Kjo është e pafalshme, është shëmtim, deformim për së gjalli ndaj femrës shqiptare.
Po nëse vazhdohet kështu, pyes: Kah po shkon Dardania jonë?
Jo, këtu duhet të shpërthejë zëri YNË!
Kjo që po i ndodh kombit tonë është një vrasje shpirtërore e fizike, e orientuar nga qarqe të caktuara politike për të nxitur urrejtje e trazira. Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë, e brezave tanë, të dorëzohet në duart e të paudhëve…
Kjo “Teoria e SHAMIVE”, gjithçka mund të jetë, por kombëtare jo se jo! Nuk është kulturë jona dhe si të tillë nuk duhet ta pranojmë!
Nuk e marr vesh dot se PËRSE fëmijët tanë, gjegjësisht vajzat tona të mitura duhet të bartin shami në shkollë!?
Zhveshja, as mbulesa nuk e përbëjnë emancipimin e femrës shqiptare. Është e kundërta, duke përqafuar kulturën turko-arabe, padyshim se po biem në grackën e Robërimit-SKLLAVËRIMIT të femrës sonë!
Madje…
Madje, me mohimin e të bukurës (veshjes sonë) e përqafimin e të huajës, kujt po ia bëjmë argatin…?! Këtu duhet të mendojmë dy herë. Nuk ka të bëjë vetëm me një shami, këtu ka të bëjë me futjen e karremit si element për SHKOMBËTARIZIMIN e një populli të tërë. Këtu ka të bëjë me shkatërrimin apo futjen e mikrobit si dëshmi për të na nxjerrë nesër para botës si popull pa IDENTITET KOMBËTAR!
Populli im i dashur, ju lutem mos u bëni manifest i të keqes! Nesër pasardhësit tanë, brezi që do të vijë do t’ju qortojë…
Emancipimi i një gruaje fillon nga themeli bazë, nga të arsimuarit, të mirepergaditur
PROFESIONALISHT e INTELEKTUALISHT, duke u ngritur sa me lartë , e PUNËSUAR, duke udhëtuar nëpër botë e duke ndjekur këshilla e seminare krahas profesionit që e keni. Kështu duke u bërë vetvetja e duke u pavarësuar!
BURKA (petku i zi) nuk është veshja jonë! Mbulesa nuk është jona. Këto marifete (fenomene) janë sjell nga popujt që iu mungon civilizimi dhe vizioni për të ardhmen!
Femra jone shqiptare:
Femra jonë shqiptare e ka vuajtur me shekuj mbi supet e saj diskriminimin dhe pabarazinë shekullore. Tani nuk guxojmë ta bëjmë një gabim të dytë, në këtë shekull të ri.
Femra shqiptare ka etje për DIJE, DITURI, PAVARËSI, në të gjitha aspektet.
Për sa të jam gjallë do të jam zëri i protestës e zëri i çfarëdo mbulese, qoftë turke-arabe, apo tjetër dukuri a fenomen që e cenon kulturën e traditën tonë të pastër SHQIPTARE…!
… këtu po bëhet luftë ideologjish për zhdukjen e një kombi, gjuhës së tij, kulturës e traditës, asimilimit total. Me apo pa vetëdijen tonë, të paktën kur nuk i dimë pasojat, të mos e mbështesim një diçka që është në kundërshtim me interesin tonë personal e kombëtar!
Evropa na do TË ARSIMUAR, jo Analfabetë e të mjeruar e nenshtruar…
Pastaj, pavarësisht kësaj, se na do apo jo Evropa, ne duhet të mësohemi TA DUAM VETËVETEN!
Sami Frasheri duke folur për çështjet e atdheut thoshte: Se shqiptar i vërtetë është ai që e ka mendjen dhe zemrën shqiptare, që përpiqet për të mbrojtur gjuhën kulturen traditen doket dhe atdheun e vet.Kur të bëhën të gjithë shqiptarët apo me të shumtit e tyre shqiptar të vërtetë, Shqiperia atëherë është e bërë dhe e shpëtuar prej çdo rreziku.(h.o)
Ndalojuani pagesat, do ta kuptoni dhe do të mahniteni se sa kanë për t’i mbajtur mbulesat!?
Po marrë një shembull të një X mikut, i cili kishte katër vajza, të gjitha i nxori në dritë, i shkolloi një për një, me gjithë vështirësitë financiare që kishte, sa mezi ngopej me bukë. Ai nuk ndaloi rrugëtimin e tij për arsimimin e vajzave!
Një ditë…
Një ditë, njëra prej vajzave kishte përfunduar drejtimin si dentiste me suksese shembullor. Me të mbaruar studimet u punësua menjëherë!
Ajo çdo ditë e më shumë po tregonte rezultate të jashtëzakonshme në punën profesionale për të cilën qe bërë eksperte.
Rastësisht apo aksidentalisht, ku di unë, njoftohet me një djalë i cili ndiqte ritet e fesë shpirtërore të imponuara nga jashtë, siç janë këto shoqatat turko-arabe…
Me të njoftuar me të, vajzës i detyrohet të vishet me BURKË të zezë, mbuluar krejtësisht, veç syve, për të shijuar pak dritë nga errësira jashtë mbulesës…!
Pas mbulimit, ekzistonte lakmia e premtimit për paratë e kësaj shoqate, si rezultat ajo merr edhe një vulë diku në trup (ngjarje reale e rrëfyer nga vetë vajza!). Vajzës që nga ky moment i ndalohet të shkojë në punë, pra asaj i ndalohet ta ushtrojë profesionin e vet për të cilin kishte studiuar. Ajo mbyllet në shtëpi, i suprimohet e drejta e takimeve, zgjatja e dorës, sidomos gjinisë mashkullore!
Sa shume
Sa shumë e kam përkrahur këtë vajzë të zgjuar, të bukur e sy kaltëroshe, kur kam dëgjuar këtë rrëfim, këtë fenomen të trishtë të robërimit të saj, lotët e mi nuk kanë pushur deri në shtëpi dhe ende më qan zemra sa herë e kujtoj…
Në prag të viteve ‘90-të, pati filluar një fushatë nga disa shoqata, të cilave saktë iu dihej adresa!
Ato veprimtarinë e tyre filluan ta shtrinin gjerë e gjatë në çdo cep të Kosovës, e sidomos në viset rurale!
Moto e tyre ishte LIGJËRATA (“VAJZËLLËKU”) nga feja islame e që për cak i kishin femrat e secilës moshë…
Qellimi
Qëllimi ishte afrimi i femrës te feja sipas modelit të tyre dhe largimi i tyre nga shkolla me pretekstin se kjo nuk i përkiste frymës myslimane. por në emër të fesë shpirtërore ata bënin detyrën e caktuar dhe orkestruar nga regjimi i Beogradit për shpërbërjen e kombit shqiptar!
Një ditë erdhën e trokitën në derën e shtëpisë sonë…
Kërkojnë zonjën e shtëpisë…NËNËN
Per mos e zgjatur shumë me nje fjale te vetme Nena u drejtohet..
Nuk kam asnjë arsye per t’i hequr vajzat nga shkolla ..
Faleminderit për viziten tuaj ne adrese te gabuar..
Teoria e shamive
Xheva Salihaj