Tepelenë/ Bashkia shtyn për në shtator pagesat e taksave lokale të mars-prillit

Në bashkinë Tepelenë, afati për pagimin e taksave lokale të periudhës mars-prill 2020, është shtyrë për në shtator.

Këshilli i Bashkisë Tepelenë, duke marrë në konsideratë situatën e krijuar nga COVID-19, ka miratuar në mbledhjen e fundit, vendimin për shtyrjen në shtator, të afatit të pagimit të taksave lokale nga biznesi.

Vendimi i vjen në ndihmë biznesit dhe parashikon që për periudhën mars-prill, hapësira publike nuk do të kërkohet si taksa nga bashkia e Tepelenës deri në shtator 2020./atsh

Loading...