Tepelenë – Fillon puna për rikonstruksionin e rrugës së Salarisë

Në Tepelenë ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës së Salarisë, e cila së shpejti do të jetë realitet për banorët e kësaj zone.

“Jo vetëm një premtim elektoral, por një realitet i prekshëm për të gjithë banorët e fshatit të Salarisë. Tashmë ëndrra e banorëve të kësaj zone rurale po bëhet realitet”, tha sot kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Sipas tij, “ky investim, që po kryhet nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit për vite të tëra ishte kryefjala e banorëve të fshatit, kur diskutohej mbi punët dhe shërbimet që ata kanë nevojë”.

Aktualisht ka nisur puna për hapjen e karrexhatës, ku vlerësohet maksimalisht puna e deritanishme e firmës zbatuese, e cila ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe përtej pashikimeve të kontratës së publikuar.

Kjo rrugë do të lidh plotësisht aksin rural Salari – Dukaj ku i gjithë trupi rrugor do të jetë i asfaltuar, çka do të mundësojë lidhjen e fshatit me qytetin, si një rrugë me standarde bashkëkohore.

“Gjithashtu së shpejti do të ndajmë lajmin e mirë për investimet që përfshijnë Tepelenën si rruga e Kurveleshit (lot II), vazhdimësia e shëtitores përgjatë Kalasë së Ali Pashës, si dhe rrugët e brendshme të saj”, tha kryetari i bashkisë Tepelenë./atsh

Loading...