Tepelenë – Gjirokastër, autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

Loading...