Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbeshtetur pretencen e dhene nga ana e prokurorit te çeshtjes Emror Kasaj per te kater te pandehurit nderkohe qe avokatet e tyre kerkuan lirimin ne sallen e gjyqit me detyrim paraqitje.
Gjykata vleresoi argumentet e servirura nga prokurori Kasaj duke lene ne arrest me burg Gëzim Allkushin ish shefi i finances ne Spitalin e Tepelenes, Sajmir Meçe specialist i statistikave ne Spitalin e Tepelenes dhe ne arrest shtepie per Aleksandra Kada juriste aktuale e Burgut te Bençes ish juriste ne Spitalun e Tepelenes dhe po me arrest shtepie Jonida Sako ish specialiste e burimeve njerezore ne Spitalin e Tepelenes.
Te kater personat akuzohen se kane qene te perfshire ne nje tender fiktiv te zhvilluar 2 vjet me pare per pajisjen e Spitalit te Tepelenes dhe Memaliajt me leje mjedisore duke pervetesuar 800 mije lek te rinj.