Këshilli Bashkiak i Tepelenës ka miratuar vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë nga fondi prej 6% që i është kushtuar atyre.
Këshilli bashkiak në mbledhjen e zhvilluar së fundi, ka vendosur që për muajin prill, 6% e buxhetit të bashkisë të shkojë në mbështetje të familjeve në nevojë.
Në zbatim të këtij vendimi struktura përgjegjëse për shërbimet Sociale në Bashki në bazë
të propozimeve dhe vlerësimeve social-ekonomike të ardhura nga 4 njësitë administrative
për trajtim me ndihmë ekonomike, shqyrton, vlerëson dosjet sipas kritereve, procedurave
dhe sistemit të pikëzimit.
Familjet e përzgjedhura do të përfitojnë ndihmën ekonomike nga programi i bllokndihmës 6% ose fondi i venë në dispozicion nga Bashkia Tepelenë në programin e kujdesit
social projekti “Mbrojtja sociale për kategorinë e familjeve në nevojë”.
Në total janë 56 familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2020, në bashkinë Tepelenë. /atsh