Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tërhoq nga plani për të zbatuar një bllokim të dytë mes rritjes së rasteve të koronavirusit, pasi protestuesit mbushën rrugët e Beogradit.
Sipas burimeve thuhet se Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me disa brohoritje “Dorëheqje! Dorëheqje!”
Protestat filluan të martën dhe vazhduan të nesërmen me disa njerëz të lënduar jashtë parlamentit ndërsa shpërthyen përleshjet midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës.
Por Vuçiç tha të mërkurën se pa një gjendje të jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë një orë policore.
Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë “ndoshta do të vendosin masa më të ashpra, por pa futur një orë policore”.
Shefi i epidemiologjisë të vendit, Predrag Kon, i tha kanalit kabllor të lajmeve N1 të Serbisë më herët gjatë ditës se protestat treguan se si njerëzit ndjeheshin për bllokimin.
Ndryshe, disa njerëz kishin provuar të sulmonin ndërtesën e parlamentit, duke arritur shkurtimisht të hynin, por u detyruan nga policia të largoheshin.