Pak minuta më parë vendi ynë është goditur nga një tjetër tërmet.
Raportohet se lëkundjet kanë qenë 3.1 ballë dhe nuk janë ndier shumë në sipërfaqe të tokës.
Epiqendra e tij ka qenë rreth 14 kilometra nga Vora.
Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Durrësit, Kavajës, Krujës dhe lehtë në Tiranë.
Që pas tërmetit 6.4 ballë të 26 nëntorit që solli 51 viktima dhe qindra të lënduar, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të vazhdueshme por jo të forta.
Loading...