Tërmet i fortë në Itali, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet i fortë ka goditur këtë të mërkurë, vendin tonë fqinj Italinë.

Sipas EMSC, magnituda e tërmetit u regjistrua në 4.3 në shkallën Rihter dhe me një thellësi fokale prej 9 kilometrash nga sipërfaqja. Epiqendra e lëkundjeve ishte në Ceneselli, Rovigo të Italisë. Dridhjet e tokës raportohet të jenë ndjerë edhe një Modena, Bologna dhe Trieste.

Nga ky tërmet nuk u raportuan dëme materiale apo njerëz të lënduar, por sipas raportimeve në rrjete sociale, qytetarët kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë nga frika.

Loading...