Tërmet i fuqishëm shkund këtë shtet, agjencia gjeofizike e vendit jep alarmin

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi Ishujt Tanimbar të Indonezisë në provincën Maluku.

Lajmi u bë me dije nga agjencia gjeofizike e vendit, duke shtuar se nuk kishte rrezik për cunami.

Sipas njoftimit, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 97 kilometrash, raporton Reuters.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Loading...