‘Tërmet’ në Polici – Priten shkarkime në komisariate

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, furtuna e shkarkimeve duket se do të vijojë.

Mësohet se do të ketë shkarkime edhe në radhet e shefave të komisariateve. Këto veprime po merren për motivacionin “mospërmbushje të detyrës në lartësinë e kërkuar”.
Sa i takon drejtorit të ri të Policisë së Tiranës, emrat e përfolur janë Edmond Rizaj, Gjovalin Loka dhe Ervin Hodaj, shkruan Mapo. Dy ditë më parë ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili njoftoi largimin nga detyra të drejtorit të Policië së Tiranës, Kastriot Skënderaj duke e lidhur vendimin pasojë të veprimeve të policisë te konflikti për shtëpinë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Nëpër media kanë qarkulluar lajme se Skënderaj është shkarkuar nga Ardi Veliu të shtunën e kaluar, por vendimi është mbajtur i fshehtë. Ndërkohë sot është emëruar zv/drejtori i Policisë së kryeqytetit, Klodjan Bilushi./Faxweb

Loading...