Tërmeti 10 ballësh per të cilin nuk iu flet askush!
Sapo pashë në tv një reklamë rrënqethëse.
E pashe rastesisht sepse nuk shoh shumë tv dhe mendoj se ata qe shohin kushedi sa miliona here ne dite perballen me kete maskarade reklamash.
Një rrjet supermarketesh të një oligarku shqiptar paraqet një reklame në tv e një tjeter oligarku duke na treguar se produktet e dyqaneve të tij me te cilat ushqehen shqiptarët dhe qe duhet ti blejne ne keto dite festash vijne nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Belgjika, Somalia, Sri Lanka, Sierra Leone, Maçu Piçu etj.
Si mund te thuhet me zë te larte nje poshtersi e tille? Si mund te pranohet me ze te larte qe ky vend nuk prodhon asnje gje prej gjeje pasi nuk lejohet prej oligarkeve qe kjo te ndodhe. Sepse oligarket importues pengojne çdo lloj inisiative qe ne kete vend te prodhohet diçka. Sa kushton nje linje prodhimi patatinash? Sa kushton nje linje biskotash? Sa kushton nje linje makaronash? Sa kushton nje linje lengu frutash?
Si mund te pije uje te importit populli i vendit te ndertuar mbi male e burime dhe ku hidrocentralet prodhojne energji elektrike me uje te pijshëm?
Ky eshte termeti me i madh qe i ka rene Shqiperise dhe per te cilin nuk flet askush. Ky eshte termeti qe po shkaterron perfundimisht kollonat mbajtese te ekonomise tone, por rrallekush flet per kete.
Sekti i manipulatoreve perpiqet vazhdimisht qe ta anatemoje kete qasje si urrejtje per kapitalin dhe kapitalistet, apo xhelozi per pasunarët dhe lekarët e rinj të Shqiperise por ky eshte nje mashtrim i madh. Te rrenosh ekonomine kombetare, te bllokosh prodhimin vendas, te ushqesh popullaten me 90% produkte importi, te shesesh naften, gazin dhe mineralet e Shqiperise me kontrata te dyshimta, te dhurosh buxhetin e taksave te gjakut dhe te mjerimit me PPP e Konçesione, nuk ka asnje lidhje me Ekonomine e Tregut as me tregetine e lire.
Ky eshte nje sabotim i mirellogaritur qe synon te na shuaje si Komb sipas nje plani te mirellogaritur kastë-oligarki. Ky eshte termeti dhjete balle per te cilin nuk ju flet askush. Per ta mbuluar gjemen e madhe ju flasin per pllaka tektonike, per te pastrehe, per pallate, beton, hekur, tulla, llaç, humanizem, solidaritet dhe bamiresi. Një popull qe nuk prodhon asgje, nuk mund te ekzistoje gjate. Tërmeti qe na ka shembur tullat dhe pallatet ka zgjidhje. Termeti qe po na ze perfund eshte ai qe ka rene tek raftet dhe produktet e supermarketit tënd!/Kreshnik Osmani