Nje numer i madh objektesh jane demtuar nga termeti ne Tirane. Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi ka treguar shifrat e evidentuara deri më tani në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Çuçi deklaroi
“Në Tiranë janë 525 pallate dhe 3100 banesa të dëmtuara. Janë akomoduar 4 mijë persona në hotele dhe 2054 në palestër . Vijojnë të marrin 26 persona në spitale.
36 shkolla janë e vlerësuar me dëme të rënda, 9 prej të cilave janë në Tiranës. 6500 persona në çadra dhe 390 në qendra sociale. 12 pronarë në Durrës kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve.
Vijojnë të vijnë ndihmat nga Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia. Çdo ditë po vijnë grupe ekspertësh për të parë gjendjen e ndërtesave”.