Tërmeti herët në mëngjes ka shkaktuar shqetësim te qytetarët në Shkup, Vallandov, Ohër, Shtip dhe Pehçevë

Rrjeti Sizmologjik Telemetrik i Republikës së Maqedonisë ka dhënë detajet.
Rrjeti Sizmologjik Telemetrik i Republikës së Maqedonisë, me stacion në Shkup, Vallandov, Ohër, Shtip dhe Pehçev, sot në orën 05:47 minuta ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 180 kilometra në juglindje të Shkupit, në vendin fqinj, në Republikën e Greqisë, transmeton “Portalb.mk”.

Shkalla e Rihterit të tërmetit ka qenë 4.2 shkallë dhe është ndjerë nga banorët e vendeve jugore të vendit me intensitet prej 3 shkallëve sipas Shkallës makroizemike evropiane./Lajmi.net

Loading...