Tërmeti i fortë që shkundi Ballkanin, ministri Niko Peleshi zbulon nëse ka pasur dëme në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë që tronditi gjitha Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë deri tani nuk ka shkaktuar dëme.

Në Tiranë, policia thotë se në sallën operative deri tani nuk ka asnjë raportim për ndonjë problem të shkaktuar nga tërmeti.

Lëkundjet janë ndjeë në Bosnje, Malin e Zi, Kosovë dhe në vendet e tjera të rajonit.

Lidhur me tërmetin ka reaguar dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi:

Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim tw qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.

Loading...