Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihetr goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal, njoftoi selia republikane e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit, transmeton Tass
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në perëndim të fshatit Posolskoje.
Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.
Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, por se nuk kishte raportime për dëme apo njerëz të lënduar.
Loading...