Pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, IGJEUM në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjeologjike në Potsdam kanë instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Tiranë, e cila thotë se këto aparatura do të qëndrojnë deri në fund të shkurtit
“Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit.
Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe”, thuhet në njoftim.
Ambasada thotë se kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012.