Tërmeti katastrofik në Turqi, gjendet nën rrënoja pas 20 orësh ish-futbollisti i Chelsea

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë padyshim që preku edhe shumë sportistë. Mes personave të zhdukur është edhe Eyüp Türkaslan, portieri 28-vjeçar i Hatayspor, një klub nga qyteti i Antiokisë, në jug të vendit në kufirin me Sirinë, dhe për këtë arsye një nga zonat më të prekura nga tragjedia njerëzore e jashtëzakonshme.

Mes mijëra të zhdukurve në tërmetin që shkatërroi Turqinë mëngjesin e djeshëm ishte edhe ganezi Christian Atsu, një 31-vjeçar me CV të fortë evropiane. Mesfushori-sulmues ishte një lojtar premtues rreth 10 vite më parë, ndaj Chelsea e bleu atë nga Porto dhe më pas e huazoi te Vitesse, Everton, Bournemouth, Malaga e Newcastle.
Vitin e kaluar ai u transferua në Turqi, pas një sezoni në Arabinë Saudite. Atsu, i cili mburret me 65 ndeshje dhe 9 gola për kombëtaren e Ganës, ishte gjithashtu në Hatayspor. Lojtari ishte zhdukur, i bllokuar nën rrënoja së bashku me drejtorin sportiv Taner Savut dhe përkthyesin e klubit Emre Aslan.

Trupat e shpëtimit kanë punuar deri mbrëmë vonë për të nxjerrë nga rrënojat shokët e tij të skuadrës Burak Oksuk, Kerem Alici dhe Onur Ergun. Në gjendje të rëndë shëndetësore është nxjerrë pas gati 20 orësh nën rrënoja edhe Atsu, i cili shënoi golin e fitores ndaj Kasimpasa në minutën e 97-të, të dielën.

Lojtari banonte në katin e 9 të një ndërtese të shembur nga tërmeti. Kur u gjet nën rrënoja, futbollisti në fjalë kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe lëndime të rënda në këmbën e djathtë, ndaj u dërgua menjëherë në spital. Nga krahu tjetër, ndihmës trajneri i Sivasporit, Tenbeloglu, ka humbur 15 pjesëtarët e familjes së tij, që ndërruan jetë nga dy tërmetet e rëna në Turqi.

Loading...