Tërmeti – Kompania “Gener 2” do të ndërtojë 20 apartamente

Kompania “Gener 2” do të ndërtojë 20 apartamente/ Shqipëria po kalon ditë të vështira pas goditjes së tërmetit të fuqishëm, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, mësohet se kompania “Gener 2” ka vendosur të ndërtojë 20 apartamente, në zonën e Thumanës, që rezulton edhe një nga më të goditurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kompania “Gener 2” në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe qendror, do të ndërtoj apartamentet në një kohë sa më të shkurtër për t’ua dorëzuar më pas ato banorëve të Thumanës që kanë humbur shtëpitë e tyre./ Opinion.al

Loading...