Një tërmet i fortë goditi Greqinë diten e sotme ne oret e mengjesit.
Sipas mediave tërmeti kishte epiqendrën në Kretë dhe ishte 6.0 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në veriperëndim të Kretës.
Mediat greke kanë njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në 9:23 të mëngjesit me kohën lokale.
Sipas tyre, tërmeti i fuqishëm goditi Athinën dhe Peloponezin, kanë shtuar mediat. Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.