Tërmeti në Kaliforni shkakton panik në studio televizive: “Mos duhet të futemi poshtë tavolinës?”

Një ditë pasi u lëkund nga një tërmet me magnitudë 6.4, Kalifornia e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tronditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.1.

Tërmeti i fuqishëm dëmtoi ndjeshëm ndërtesa të shumta e rrugë dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në zonë. Lëkundjeve të forta dhe të zgjatura në kohë nuk u shpëtuan as studiot e “CBS” në Los Angeles, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Po ndjejmë lëkundje të studio. Janë relativisht të forta”, thotë spikerja teksa shikon lart dhe shpreson që të mos u bjerë asgjë nga sipër në studio.

Me vazhdimin e lëkundjeve me intensitet edhe më të fortë, ajo thotë se “është shumë i fuqishëm. Po përjetojmë lëkundje të forta. Mendoj se duhet të futemi nën tavolinë. Shkojmë në publicitet dhe rikthehemi pas pak.”

Pasi e gjitha kaloi, spikerët shpjeguan se gjithçka në studio, përfshirë ndriçimin dhe tavolinën po lëviznin fort.

Epiqendra e tërmetit ishte 11 milje nga zona Ridgecrest.

 

blob:https://www.youtube.com/6a2aa795-7757-4f72-b0b8-5d5edad297b2

Loading...