Tërmeti që “shkundi” Jugun e Shqipërisë dhe pasojat që la…

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë me epiqendër në Himarë duket se ka lënë disa pasoja.

Mësohet se ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.
Tërmeti i mbrëmjes së sotme u shoqërua dhe me dy tërmete të tjera më të lehta.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra

Loading...