Tërmeti që tronditi shqiptarët/ Flet sizmiologu Dushi: Ja çfarë na pret pas disa orësh

Sizmiologu i IGJEUM, Edmond Dushi, shprehet se tërmeti i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, me epiqendër në Bonje-Hercegovinë që u ndje edhe në Shqipëri, ka qenë go ditja kryesore.
“Ka prekur vendet kufitare me vatrën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë por është ndjerë pothuajse në gjithë pjesën e Ballkanit, në pjesën veriore dhe veriperëndimore.

Magnitudë paraprake 6 e shkallës Rihter dhe jemi duke pritur akoma një version të fundit për magnitudën, por duket qartë që është një tërmet i cekët dhe për rrjedhojë ka shkaktuar dhe një ndjeshmëri të konsiderueshme”, tha ai për Klan News.

Sipas sizmologut Edmond Dushi, pritet të ketë pasgo ditje të tjera por në magnitudë më të ulët që mund të ndihen vetëm në zonat pranë vatrës së tërmetit.

“Kjo është go ditja kryesore, jemi duke pritur është versioni paraprak që jep sistemi i IGJEUM. Ndërkohë jemi duke pritur version përfundimtar të vlerësimit të magnitudës dhe epiqendrës së tij, por është go ditja kryesore dhe është ndjerë goxha gjatë për shkak të pranisë së valës sipërfaqësore që tregon që është një vatër e cekët.

Kjo duket të jetë go ditja kryesore, atëherë gjithë pasgo ditjet pritet të kenë një magnitudë më të ulët se sa go ditja kryesore që do të thotë nuk do të ndihen, nuk do të kenë ndjeshmëri, do të ndihen vetëm lokalisht në zonën e vatrës së tërmeti.

Në rast se do të kemi go ditje të cilat do të kenë magnitudë të krahasueshme, atëherë përsëri mund të kemi efekte por që duke marrë shkas nga fakti që kjo është një go ditje kryesore deri tani, ne presim që të gjitha pasgo ditjet të kenë një intensitet më të ulët përsa i përket ndjeshmërisë”.

Loading...