Tetë pas hekurave, 1 në kerkim për uniformat, për çfarë i akuzon SPAK zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Sigurohet njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin anti-korrupsion në Ministrinë e Brendshme.

SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Kështu, pas kërkesës së bërë nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personale “arrest me burg” për Edlira Naqellarin, e dyshuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim.

-“Arrest me burg” për Flutura Çerkezin, anëtare e Njësisë së Prokurimit

-“Arrest në shtëpi” për Anisa Bogdanin, anëtare e Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Ani Omurin, anëtar i Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Kleviz Hasanin, anëtar i Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Kreshnik Bejkaj, anëtar I Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Fatmir Femneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Mariglen Buxalin, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Loading...