Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare në vendngjarje, ka derguar në spitale 10 të lënduar në protesten e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.
Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njeri prej punonjesve te rendit ka dëmtime më serioze.
Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.
Ndërsa në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e te cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shendetesore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.