Vetëm pak ditë më parë Stresi nëpërmjet rrjeteve sociale bëri me dije se ishte prekur nga COVID. Megjithatë reperi u pa vazhdimisht të lëvizte lirshëm, i pashqetësuar.
Të gjithëve na ra në sy sesi ai vijonte të shijonte festat edhe pse mund të ishte një rrezik për të pranishmit.
I ftuar mbrëmjen e sotmen në emisionin “NIN”, Stresi ka thënë se gjithçka ka qenë një lojë mes miqsh dhe më pas e ka fshirë postimin.
“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.
Loading...