Drejtori i Arkivave Shqiptare, Ardit Bido, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ka komentuar vrasjen e Qemal Stafës, të ndodhur në 5 Maj të vitit 1942, datë e çila sot njihet si Dita e Dëshmorëve. Bido tha se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero.
Lidhur më këtë deklaratë ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe i cili ka kërkuar shakkrimin e drejtorit të arkivit. Sipas tij, drejtorët shkojnë e vijnë dhe shpesh si kujton kush, ndërsa tani janë në pikën kur duhet të venë pa kthim.
Postimi i Braçes:
QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!
QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!
QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!
QEMAL STAFA ESHTE NJE HERO I POPULLIT!
QEMAL STAFA ESHTE NJE DESHMOR I ATDHEUT!
Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe; OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,
OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!
Kjo eshte e verteta per Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,
ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!
IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!
Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim! Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori, duhet te marre nje pergjigje me ne fund! FASHIZMI NUK ESHTE OPINION, POR KRIM!