Tha se u plagos me plumb duke punuar tokën, Policia Shtetit nis hetimet për ngjarjen

33-vjeçari i plagosur në Sarandë quhet Hekuran Murto i cili ka pësuar dëmtime të rënda.
Sipas burimeve, Murto është pladosur në krah dhe kishte dëmtuar kockën. Për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha u nis me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në spital 33-vjeçari Hekuran Murto ka deklaruar që jam banues në Tiranë, ndërkohë që është banor i Stjarit, bashkia Delvinë.
33-vjeçari është plagosur nga plasja e një fisheku, teksa po punonte në tokën e tij. Dëshmitë kontradiktore të të plagosurit nxitën Policinë e Shtetit të hetojë më shumë për ngjarjen.

Loading...