Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi do të dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë.
Në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë kundër Krasniqit, ndërkohë Thaçi pritet që të jetë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në orën 15:00.
Kjo do jetë përballja e parë e dy ish-drejtuesve të UÇK-së me Gjykatën Speciale dhe seancat do të jenë publike.
Thaçi dhe Krasniqi akuzohen nga Specialja, për krime lufte, tortura dhe krime të tjera kundër njerëzimit të kryera në kohën e pasluftës në Kosovë.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa arrestua i tij u bë në datën 5 nëntor, datë në të cilën ai dha dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe u nis drejt Hagës.
E njëjta gjë ndodhi dhe më Jakup Krasniqin dhe ish-drejtues të UÇK-së, si Kadri Veseli, Rexhep Selimi etj, të cilët do të dalin para Gjykatës Speciale në ditët në vijim