Thaçi: Ismail Qemali vuri themelet e shtetit mbi vlera Perëndimore

Në 100-vjetorin e vdekjes të Ismail Qemalit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përkujtoi kryeministrin e parë shqiptar Ismail Qemalin.

Thaçi e ka vlerësuar Ismail Qemalin si burrështetas vizionar që vuri themelet e shtetit mbi vlera Perëndimore.

“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, tha Thaçi. /KosovaPress/

Loading...