Thahen kanalet në Venecia, qyteti i dashurisë në mëshirë të fatit

Venecia po përballet me një situatë shumë të vështirë këtë vit. Medita italiane shkruajnë se kanalet e Venecias janë tharë, ndërsa kujtojmë se vitet e shkuara ky qytet vuante nga niveli i lartë i ujit.
Mediat tregojnë se rënia e nivelit të ujit ka shkaktuar shumë problem, ndërsa një video në Twitter ka treguar gjendjen në të cilën ky vend është katandisur nga myngesa e ujit. Pamjet tregojnë se në kanale duket vetëm baltë dhe pak ujë i pistë.

Ky imazh, i cili në raste të tjera do të tregonte tërheqjen e detit përballë një vale sizmike (tsunami), nuk është aq e zakonshme në Venecia, megjithëse është mundësia që autoritetet lokale kërkojnë herë pas here për të hetuar ndonjë problem në kanalet.

Loading...