Thëllëzë ç’më prishe punë, ç’deshe që zbrite në krua. Erdha gjejdisur në këmbë, të dëgjoj moj, se çfarë thua. (Krijuesit e Labërisë)

THELLEZE CME PRISHE GJUME

Thëllëzë ç’më prishe punë
ç’deshe që zbrite në krua
erdha gjejdisur në këmbë
të dëgjoj moj,se çfarë thua.

Grushtet me ujë ç’i mbusha
rrëkezës që bëhet përrua
desha të ta hedh te gusha
lëre,, thash të loz me mua.

Thëllëz e gurit të thatë
ç’më vështron moj sqimatare
sytë mbenë gushës së bardhë
erdha dhe s’më ndjeve fare.

Mbetur në ujrat pasqyrë
s’e besoje kurrë, as vetë
veten shihje shëmbëlltyrë
s’guxon ta prekje me sqep.

Pak më tej ku del burimi
një të qeshur aty ndjeva
loznin vashat nga gëzimi
në mes tyre thëllëz gjeta.

Sytë shpejt kryqëzuam
përplasur dy meteorë
skuqet faqja prushëruar
zemra sa sçan kraharorë.

,Shaminë ç’më lidhi nën gushë
flokët derdhur belit çlëshoi
Se ç’e ndjeu veten ngushtë
Këmbë këmbë përroit shkoi.

Nuk e di a u rrëzua
Apo vet çmu ul mbi gurë
Vajta pranë si një fajkua
Syri saj më digjte shpuzë.

Jo më kot thëllëzë i thonë
Zënë e butë kur i dëgjova
Zemra sa s’më fluturonë
Eh çi mora puthje sdurova

Thëllëza u ngrit e shkoi
Me sy e ndoqa lëndinës
Në majë shkëmbit si fajkoi
Nuk i bindesha dëshirës.

****
Varg Ahmetian Nëndor 2015

Loading...