Thellohet skandali, del tjetër dokument me pagat e mbi 694 mijë punonjësve

Kur Prokuroria e Tiranës zbarkoi në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit për hetimet e skandalit të publikimit të listës së pagave ditën e djeshme është thelluar skandali. Pas dokumentit që qarkulloi dje, sot është publikuar online një listë me pagat për muajin prill të 2021-shit.

Lista e re ka mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel”. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021.

Ndërkohë që sot prokurorë kanë marrë të gjithë informacionin për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha ‘log in-et’./shqiptarja.com

Loading...