Thirrja e Luana Vjollcës për policët kur denoncoi përndjekjen nga i riu: Ju lutem mos vini dorë

Luana Vjollca ka pasur një lutje për policët, në momentin që është thirrur për të dhënë deklarimin e saj për 29-vjeçarin Ajdin Morina i cili e përndiqte moderatoren e njohur.
Ajo u ka kërkuar atyre që të silleshin mirë me të riun nga Gjakova, paçka se ai e kishte shqetësuar aq shumë. “Ju lutem mos vini dorë”, u është drejtuar Luana efektivëve të Policisë në Komisariat.

Luana Vjollca bëri denoncimin për të riun pak ditë më parë pasi ai e kishte përndjekur deri në banesë. Ditën e djeshme policia vuri në pranga të riun, i cili kishte shfaqur ‘fiksimin’ me motrat Vjollca dhe në rrjetet sociale.

Loading...