I nderuar shok, mik, bashkeqytetar, edhe ti qe s’me pelqen apo s’te pelqej.
Fati i kesaj lufte varet vetem e vetem nga vullneti yne per tu izoluar sa me shume te jete e mundur.
Kjo nuk eshte loja luftash, por nje lufte e vertet e ndryshme nga ato qe kemi njohur deri me sot. Ketu merr pjese trupi yne, psikika jone, dhe vete shoqeria.
Eshte nje lufte per jete a vdekje jo vetem per viktimat qe shkakton, por edhe per mentalitetin me te cilin jemi rritur deri me tani.
Kjo lufte po i ndryshon me shpejtesi mendimet tona mbi jeten, marredheniet shoqerore dhe cdo hezitim per te kuptuar keto dinamika nuk eshte se do mbaje luften pezull deri sa ne te na vine mend, thjesht do perkeqesoje bilancin e saj!
Loading...