Thirrje në kohë Covid-i! Mjeku, një këshillë për politikën

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar mbi debatet e fundit që po bëhen në vendin tonë, ku opozita ka hedhur akuza se po fshihen vdekjet reale nga Covid-19 në Shqipëri. Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i tyre.

Sipas Kalos, “gojët e liga dhe mendjet e errëta të militantëve partiakë” nuk do ta përbaltin kurrë heroizmin dhe punën e mjekëve në këto muaj të sakrificës.
Kalo shkruan se Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë prej fillimit të viteve 70-të, kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4 e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetëra e dhjetëra mjekë, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijëra e mijëra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijëra prej tyre….
“I njëjti shpirt i punës në ekip dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013-ën si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…. Nuk do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetëra e dhjetëra mantelbardhëve, infermierëve, teknicienëve imazheristë, administratorë, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit e të tjerë”, mbyll statusin e tij, mjeku Tritan Kalo.

Loading...