Thirrje në nisjen e fushatës së PD: Ruani distancën, vdektë Edi Rama për ju

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. 222 kandidatë janë rreshtuar në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza”.

Mbështetësit e PD janë mbledhur në shesh me makina, ndërsa nuk mungojnë flamujt e shumtë blu.

Moderuesi u bën thirrje vazhdimisht mbështetësve demokratë dhe të opozitës që të mbajnë distancën dhe maskat.
“Ne jemi Partia Demokratike. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”, përsërit ai vazhdimisht.

“Ju lutem, ftoj të gjithë të pranishmit që të futen në makina e tu bien borive që të na dëgjojë Edi Rama se pak metra larg nesh është. Vdektë Edi Rama për ju” ka thënë ai në një moment tjetër.

Loading...