Thirrje për ndihmë, pas aksidentit tragjik nëna shqiptare ka nevojë për kurim në Itali

Një grua e cila ka pësuar një aksident të rëndë rrugor ka nevojë urgjente për ndihmë. Gruaja nënë e një fëmije të vogël është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo ka vetëm vajzën vogël, pasi bashkëshortin e ka humbur pak kohë më parë. Ajo duhet të niset urgjent me avion spitalor per tu kuruar ne Itali

Rasti në fjalë është publikuar nga këngëtari Sidrit Bejleri, i cili ka postuar në Facebook informacinet dhe numrat e llogarive bankare ku mund të kontribuojnë shqiptarët për të ndihmuar gruan.
Postimi i plotë

Urgjente! Kerkojme ndihmen tuaj ta shperndajme sa me shume! Situata e nenes nga aksidenti tragjik eshte dramatike. Ajo ka nje vajze te vogel qe e pret ne shtepi. Vajzes se vogel Babai i ka nderruar jete para pak kohesh dhe kjo foshnje ka vetem nenen tashme ne spital ne rrezik per jeten dhe duhet te niset urgjent me avion spitalor per tu kuruar ne Itali.

Vajzes se vogel jetime i nevojitet dashuria e nenes ta rrise e mos mbese e vetme. Sa dhimbje mbi kete familje. Ju lutem shperndajeni, eshte rast shume i rende ne rrezik per jeten dhe ka nevoje per te gjithe ne. Zoti ju shperblefte per cdo shperndarje, ta ndihmojme kete nene te re qe vajza mos mbetet jetime…

Loading...