Thirrje për vrasje nga PD, Rama reagon serish: Janë llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar serish pas deklaratës shokuese të Xhelal Mziut nga Dibra i cili bëri thirrje për vrasje.
“Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën”, ka shkruar Rama.

Loading...