“Thonë bashkimi bën fuqinë” – Poezi nga Mimoza Eliona Osmani

Thonë bashkimi bën fuqinë.
**********************************

Hal në fyt padrejtësia
Mal i gjerë mbushur me borë
Lis i prerë në shpirt liria..
Shqipen nuk e bëjn dot sorë..

Gotën e mbushur zeherë
Të dorëzohem,e.t’a pijë..
Të rroj në këtë kolerë?
A sy mbyllur të mos rrijë..

Të ngremë dy duart tek retë ?
Si t’a fshehim qiellin gri?
Buzëqeshja ka marrë tatëpjetë
Djalli futur në njeri

Hedhin lot prej korkodili
Fallco ndjenjat ua kuptoj….
Zyrash këngën si bilbili…
“Kush ka vesh” ka penë e bojë…

U ka plas fare lëkura
Djellin shoh ,zbehet venitet
Si pa zot, një katraura..
E ardhmja, e vdekur, (vritet)..

S’di ç’të bëj jam mes dy zjarresh
Të bëj para apo pas
Të hiqem zvarrë mes varresh..
A rrevolucion …”ti vras”…

Thonë bashkimi bën fuqinë..
Dhimbjet s’durohen ndër dhëmbë.
Bashkë si thupër thyen (perëndinë)…
Jo gjarprit që s’duken këmbë….

Mimoza Eliona Osmani

Loading...