Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi e ka shprehsur hapur prej vitesh mbështetjen që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Reperi flet shpesh për ‘dashurinë’ që ka ndaj Berishës dhe që i qëndron besnik gjithmonë.
I ftuar në ‘E diell’, Stresi mes mospërkrahjes ndaj Berishës dhe dënimit ka zgjedhur këtë të fundit, madje duke u vetëofruar që të marrë dënimin.
Nevina Shtylla: Thuaj që Sali Berisha nuk është më i preferuari juaj në PD dhe mbështet Enkelejd Alibeajn
Stresi: Vetëm më hidhni një arkë me vezë
Nevina Shtylla: Ulu ulu, e morëm vesh qartë
Stresi: Vetëm këtë që se bëj kurrë
Raporti i ngushtë që ka reperi me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhet me faktin që babi i tij Sali Lusha ka qenë truprojë i Berishës.