Thyejnë karantinën e detyruar, tre punonjës të fasonerisë gjobiten me nga 700 mijë lekë

Tre punonjës të një fasonerie të mbyllur me 15 prill në Krujë, janë gjobitur me nga 7 qind mijë lekë secili, për shkak se u ishte thënë të vetëkarantinohen, por janë konstatuar nga policia jashtë banesës së tyre.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar O. H banues në Borizanë, A. B, 41 vjeç, banues në Borizanë dhe Sh. P, 51 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në qytetin e Krujës ka shpërthyer aktualisht vatra më e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit.

Nga një fasoneri, fabrikë këpucësh janë infektuar deri më tani me dhjetra punonjëse dhe kontakte të tyre, familjarë.

Loading...