“Ti moj Labëria ime,Vendi bekuar nga zoti.Si në vaj , e ligjërime,Vargjet derdh, si pika loti” – Poezi nga Zilfo Muco

TI MOJ LABËRIA IME

Ti moj Labëria ime
Vendi bekuar nga zoti
Si në vaj , e ligjërime
Vargjet derdh, si pika loti

Ti moj Labëria ime
Mbi cdo gurë, një histori
Aty ku gjysmën e zëmrës
E kam lënë, kujtim për ty

Ti moj Labëria ime
Vendi im i fëmijërisë
Kur nëna ligjet i thotë
Qan dhe sythi i hardhisë

Ti moj Lbëria ime
Për ty rrahjet mi shton zëmra
Ku birbili , zgjon agimet
Ku në Labce, thuhet kënga

Për ty shpirti , sështë i qetë
Si zhurmë, e ujit në kroje
Ku cdo fjalë, eshtë aq e ëmbël
Si mjaltë i bletës, në hoje

Tek ti syri, le të mbyllet
Dhe i vdekur, do rrahë zëmra
Mbi baltën tënde mbështjellë
Si foshnja, në gji tek nëna

Zilfo Muco 19/10/2019

Loading...