Tifozët anglezë kanë qëndruar më shumë se 24 orë në Prishtinë dhe janë fascinuar nga pritja që u ishte bërë nga ‘Dardanët’.
Njëri prej përkrahëse të ‘Tre Luanëve’ ka zbuluar se një pronar i një hoteli në kryeqytet i ka liruar nga pagesa dhe u kishte blerë katër birra.
“Mikpritja në Kosovë është e çiltër.
Pronari i hotelit që kishim rezervuar ka thënë që mund të qëndrojmë falas për kohëzgjatjen e udhëtimit tonë sepse jemi nga Anglia dhe na ka blerë 4 birra.
E pabesueshme”, ka shkruar Aaron Rose në Tëitter.
Edhe pse u eliminuam nga këto kualifikime, ne ende kemi shansin që të luajmë në Kampionatin Evropian, pasi në mars do të fillojmë rrugëtimin përmes Ligës së Kombeve, ku pengesa e parë do të jetë Maqedonia e Veriut.
Në rast se i kalojmë fqinjët tanë, atëherë do të presim fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi