‘Tifozja më s*ksi’ në Kupën e Botës rrezikon burgun, ja arsyeja

Ish-Miss Kroacia ka zemëruar vendasit me veshjet e saj provokuese në Katar

Ndeshja e kaluar ndërmjet Kroacisë dhe Marokut, për Botërorin e zhvilluar në Katar, ishte me interes të madh. Jo vetëm për ndeshjen por edhe për praninë e ish- Missit të Kroacisë, Ivana Knoll, e cila bënte tifo për vendin e saj.

Modelja sfidoi rregullat e rrepta të veshjes në Katar diçka që mund ta çojë ish-misin edhe prapa hekurave. Ajo është shfaqur e veshur me rroba banje, që praktikisht është e ndaluar në Katar. Pak më ndryshe, ishte paraqitja e saj në stadium. Por sërish dekolteja e hapur mund t’i hapë probleme bukuroshes.

“Vizitorët pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme për publikun”, paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara Kupës së Botës.

“Në përgjithësi rekomandohet që burrat dhe gratë të sigurojnë që shpatullat dhe gjunjët e tyre të jenë të mbuluara,” thuhet ndër të tjera.

Postimet e saj provokuan edhe ndjekësit që kanë bërë komente të ndryshme.

“Po, policia e Katarit,” shkroi një përdorues në Instagram. “Respektoni vendin dhe fenë tonë”, shkruan një tjetër. Përdoruesit e saj thonë se ajo që ka bërë është e pahijshme, pasi nuk ka respektuar kulturën e Katarit.

Klan News

Loading...