TINGUJ BABEZITJEJE
A mundet prej jush te me thot,
Cila mund te jet ajo melodi,
Qe tingellon me e keqja ne bot,
Dhe per shumicen krijon neveri.
Askush nuk do e gjej kete pergjigje,
Askush te duhuren s’do ma thot,
Do allakati kot neper DVD e disqe,
Dhe pergjigjen s’do ma jepni dot.
Une do jua them pergjigjen e pyetjes,
Dhe ju me mua do te bini dakort,
Pergjigja me buron nga forca e arsyes,
Nga keqardhja per te varfrit ne ket bot.
Pra melodia qe tingellon aq neveritshem,
jane tingujt e lugve,pironjeve e thika,
Ne pjatat e te pasurve te babezitshem,
Qe majmen e trashen si derrat per dita.
Keta tinguj melodie babezitjesh,
Jane muzik neveri per te varfrit e kesaj toke,
Per milionat qe jetojne mes perpelitjesh,
Per ata qe luftojne me urin e kesaj bote.
SERVET XHELILI